Berisha propozon reformë rrënjësore në Arsim – investimi në të rinjtë e një shteti në zhvillim është prioriteti më urgjent

Zëvendësministri i Jashtëm në detyrë Anton Berisha, gjithashtu kandidat për deputet nga AAK, ka paraqitur propozimin për reformën e arsimit në Kosovë.
Berisha, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se investimi në të rinjtë e një shteti në zhvillim është prioriteti më urgjent.
“Mirëqenia e popullatës tonë dhe prosperiteti i vendit tonë varet në mënyrë kritike nga edukimi të cilin ua sigurojmë të rinjve tanë. Gjatë funksionimit të qeverisë së ardhshme, Kosova do të ndërmarrë reforma radikale të sistemit të arsimit fillor, duke theksuar veçanërisht aftësitë krijuese.
Ne do të fillojmë duke krijuar Forumin Kreativ Të Kosovës (Creative Kosovo Forum), të përbërë nga edukatorë, profesionistë kreativë, partnerë ndërkombëtare dhe kontribuesë financiarë, gjithashtu dhe të rinjë, për të krijuar modele të reja të arsimit të shekullit 21”, ka thotë Berisha.
Shkrimi i plotë pa ndërhyrje
PROPOZIMI I REFORMËS RRËNJËSORE TË ARSIMIT
Investimi në të rinjtë e një shteti në zhvillim është prioriteti më urgjent. Është evidente që të rinjtë e Kosovës janë të shërbyer keq nga dispozitat aktuale të arsimit në të gjitha nivelet, në terma edhe të infrastrukturës dhe të mësuarit. Ky propozim adreson çështjen në nivelin primar (mosha 6-12). Në mandatin e mesëm, reforma të ngjashme do të prezantohen në nivelin e dytë dhe të tretë.
Prapavija dhe Arsyeshmëria
Epokës së informacionit është duke I ardhur fundi dhe profesionet për të cilat jemi duke i edukuar të rinjtë tanë momentalisht, do të zhduken gjatë 20-30 viteve të ardhshme. Bota është duke shkuar shpejt drejt epokës së robotikës dhe inteligjencës artificiale. Si rezultat, virtualisht të gjithë profesionet e nivelit të ulët, të tipit përsëritës do të zhduken. Për më tepër, një përqindje e lartë e profesioneve ekzistuese të nivelit të mesëm-lartë do të zhduken.
Çfarë do mbetet do të jetë aktiviteti shërbyes I nivelit të ulët dhe puna kreative e nivelit të lartë. Njohuria dhe ekspertiza e specializuar do të vazhdojnë të kenë rëndësi. Por më e rëndësishme do të jetë aftësia për të aplikuar njohurinë dhe ekspertizën në mënyra të reja: të qenit kreativ dhe inventiv, zgjidhja e problemeve, puna bashkëpunuese dhe eksperimentale, të menduarit konceptual dhe imagjinativ.
Metodologjitë aktuale arsimore kanë ndryshuar vetëm pak në dy shekujt e fundit: edukimi akoma përmban vetëm shpërndarjen e informacionit dhe pastaj testimin e aftësive së mbajtjes së informacionit. Hulumtimet thonë se si pasojë, kreativiteti i lindur I fëmijëve përjeton rënie të shpejtë nga mosha 9 vjeçare. Kapaciteti i vetëmësuarit të fëmijëve injorohet në arsimin tradicional. Problemi shkaktohet nga mungesa e muzikës, artit, dhe aktivitetit kreativ në kurrikulum përgjithësisht. Të mësuarit bëhet punë përsëritëse dhe mësuesit, që duhet të ishin ndër profesionistët më të vlerësuar në shoqërinë tonë, janë të ndërvlerësuar.
Metodologjitë për zhvillimin e aftësive kreative në fëmijë tashmë janë të zhvilluara mirë dhe kuptohen. OECD-ja (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) e inkurajon theksimin e kreativitetit si masë thelbësore të edukimit cilësor (udhëhequr nga të njëjtët individë që e zhvilluan theksimin në STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri, dhe matematikë) ne vitet e 1990-ta)- duke njohur se aftësitë kretive të nivelit të lartë janë ato që do të dallojnë profesionistë të suksesshëm/indivitë me funksionim të lartë të së ardhmes. Tashmë është pranuar se artet në arsim kanë një ndikim domethënës në fushat e tjera të kurrikulumit të përgjithshëm, përfshirë lëndët STEM.
Propozimi
Mirëqenia e popullatës tonë dhe prosperiteti I vendit tonë varet në mënyrë kritike nga edukimi të cilin ua sigurojmë të rinjve tanë. Gjatë funksionimit të qeverisë së ardhshme, Kosova do të ndërmarrë reforma radikale të sistemit të arsimit fillor, duke theksuar veçanërisht aftësitë krijuese. Ne do të angazhohemi me mendimet më të mira ndërkombëtare për të zhvilluar modele radikalisht të reja të shkollave dhe të mësuarit. Ne do të fillojmë duke krijuar Forumin Kreativ Të Kosovës (Creative Kosovo Forum), të përbërë nga edukatorë, profesionistë kreativë, partnerë ndërkombëtare dhe kontribuesë financiarë, gjithashtu dhe të rinjë, për të krijuar modele të reja të arsimit të shekullit 21.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës