LAJMI I FUNDIT:

Berisha nuk shkon në SPAK, mbylljen e hetimeve do e firmosin avokatët

Berisha nuk shkon në SPAK, mbylljen e hetimeve do e firmosin avokatët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi do të njihen zyrtarisht këtë të mërkurë me akuzën për çështjen e kompleksit Partizani.

Ish-kryeministrit pritet t’i komunikohet akuza nga Prokuroria e Posaçme pas përfundimit të hetimeve.

Berisha, nuk do të paraqitet personalisht këtë të mërkurë në zyrat e SPAK, por do të përfaqësohet me avokatët e tij të cilët do të firmosin mbylljen e hetimeve.


Avokatja Klodiana Gjyzari u paraqit në orën 10:00 në Prokurorinë e Posaçme, për të firmosur mbylljen e hetimeve të dosjes “Partizani”, për financieren Andia Pustina.

E njëjtë avokate mbron edhe ish-kryeministrin Sali Berisha dhe pritet të paraqitet sërish në SPAK në orën 12:00 për të firmosur edhe për ish-kryeministrin dhe për të tërhequr të gjitha aketet hetimore.

Ndërsa në orën 09:00 në dyert e SPAK mbërriti edhe mbrojtësi ligjor i Xhimi Begejas, po për të kryer të njëjtën procedurë.

Prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai kanë thirrur në orën 14a:00 Jamarbër Malltezin, i cili po ashtu do njihet me përfundimin e hetimeve.

Prokuroria e Posaccme të hënën mbylli hetimet për privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”, ndërsa thirri të pandehurit të vinin në SPAK për të firmosur përfundimin e dosjes.

Më herët, struktura e posaçme i komunikoi akuzën pesë të pandehurve, Sali Berishës, Jamarbër Malltezit, Fatmir Bektashit, Andia Pustinës dhe Xhimi Begejas.

Që nga dhjetori i vitit 2023, ish-kryeministri Sali Berisha është nën hetim për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Ndërkohë, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet në “arrest shtëpiak”, akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori