LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Krijimi i shtetit Bektashi në Shqipëri, përpjekje armiqësore për të përçarë besimin mysliman

Berisha: Krijimi i shtetit Bektashi në Shqipëri, përpjekje armiqësore për të përçarë besimin mysliman

Kryedemokrati Sali Berisha thotë se përpjekja për krijimin e një shteti bektashi në Shqipëri është përpjekje armiqësore për të përçarë besimin mysliman në Shqipëri.

Ai e quan krijimin e këtij shteti një thikë pas shpine për besimin mysliman në Shqipëri, por dhe goditje ndaj besimeve të tjera.

Më tej, kryedemokrati Berisha thotë se njohja e shtetit me pasaporta biometrike do të thotë të krijosh strehën më gjigante të trafikantëve në mbarë botën.


Sali Berisha: Ne kemi marrëdhënie shumë të mira, respektin më të madh për drejtuesit e komuniteteve fetare. Rolin e tyre si udhëheqës shpirtëror të këtij kombi, frymëzues nga gurrat  besimeve të shqiptarëve. Dhe ne do të vazhdojmë të kemi marrëdhënie të shkëlqyera. Besimi ynë tek Zoti, por dhe vlera të tjera hyjnore që ne ndajmë të sanksionuara në librat e shenjtë janë një faktor tjetër i respektit, bashkëpunimit të ndërsjelltë. Familja e cila në besimet fetare është sa hyjnore dhe tokësore. Atdheu. Pra shtyllat kryesore të programi i kemi të pëbashkëta me besimet fetare në Shqipëri.

Lidhur me shtetin Bektashi, kjo është një përpjekje armiqësore për të përçarë besimin mysliman në Shqipëri. Kjo është një thikë pas shpine ndaj besimit mysliman në Shqipëri. Por kjo është sigurisht dhe një goditje indirekte e besimeve të tjera. Bektashinjtë shqiptarë të cilëve unë u shpreh respektin tim më të thellë, kanë patur një rol të veçanë në historinë e këtij kombi dhe vendi. Kurrë përpjekjet e tyre gjigante nuk kanë qenë veç se për një shtet sovran, unik, për një Shqipëri të pavarur dhe unike. Asnjëherë për një shtet islamik, asnjëherë për një shtet sovran në kurriz të sovranitetit të Shqipërisë.

Asnjëherë nuk kanë ëndërruar një shtet si Vatikani sepse ata dinë që Shqipëria është një vend plureligjoz. Shqipëria është dheu i mylimanëve, katolikëve, ortodoksëve, protestantëve dhe Shqipëria përbën modelin më të shkëlqyer të bashkëpunimit dhe tolerancës ndër fetare. Krijimi i një shteti me ekstratorriaralitet në kryegjyshatën e Tiranës dhe 170 teqe siç predikon Edi Rama është një copëzim i tmerrshëm i territorit të Shqipërisë, që nuk mund të ndodhë kurrë.

Njohja e sovranitetit të një shteti me bankë dhe pasaporta diplomatike të lëshuara prej tij, etj., etj., do të thotë të krijosh këtu strehën më gjigante të trafikantëve të mbarë botës. Jashtë kontrollit ndërkombëtar financiar. Nuk ka bektashi të ndershëm në Shqipëri që pranon një projekt të tillë anti shqiptar, antifetar, antikombëtar./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Lajme
Kalo në kategori