Efekti i vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina është mbi 65 milionë euro.
Kështu thotë drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, duke shtuar se importi nga këto dy vende ka shënuar rënie të mëdha.
Pavarësisht këtij vendimi, Berisha ka thënë se bazuar në projeksionet e qeverisë për vitin 2018, Dogana ka arritur të përmbush planin e të hyrave sipas trendeve në fushën e importeve.
“Kemi një ritëm pozitiv, një trend pozitiv, kemi diku rreth 20 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar. Vitin e kaluar kemi 1 miliard e 121 milionë, ndërsa këtë vit i kemi 1 miliard e 140 milionë. Efekt në të hyra ka pasur edhe politikat fiskale, të cilat kanë hy në fuqi që nga janari i këtij viti, gjithashtu edhe ndikimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, por edhe kufizimi i importit të veturave dhe nëse këto të tirja i bëjmë së bashku, tregon që efekti i krejt këtyre lirimeve është rreth 150 milionë euro brenda vitit”, thotë Berisha, për KosovaPress.
Duke folur për ndikimet e taksës ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, Berisha ka thënë se 8 deri 10 milionë euro është vlera e mallrave më pak të importuara nga Bosnja e Hercegovina.
“Fillimisht masa 10 përqind pastaj 100 përqind më 21 nëntor, bazuar me të dhënat e vitit të kaluar për periudhën e njëjtë kohore, tregon se nga këto dy vende kemi mbi 65 milionë euro efekt në vlerën e mallit, që është importuar më pak. Sigurisht që efekti në të hyra është nga këto masa, për arsye se bizneset kanë pasur të pamundur të zëvendësojnë produktet për një kohë të shkurt dhe efekti më i madh është për shtetin e Kosovës , efekti politike, efekti ekonomik, kur themi ekonomik e themi për prodhuesit kosovar… Efekti financiar që ka ndikuar në të hyrat e planifikuara nga dogana do të zëvendësohet me rritje të kapaciteteve prodhuese të ekonomisë tonë vendore”, ka thënë Berisha.
Dogana e Kosovës pas vendimit të Qeverisë ka rritë nivelin e kontrollit për mundësinë e kontrabandës së mallrave me akcizë në pjesën veriore të Kosovës, por sipas Berishës prapë mbetet sfidues, sepse në këtë kohë rrjetet e krimit të organizuar tentojnë të përfitojnë prej kësaj mase.
“Veriu ka qenë dhe është një sfidë për Doganën e Kosovës, për institucionet e zbatimit të ligjit për luftimin e kriminalitetit atje. Edhe pas marrjes së masave mbrojtëse në import, deri tani nuk kemi një rritje të theksuar ose diçka që është shqetësuese. Pse e them këtë? Sepse edhe institucionet e zbatimit të ligjit, të gjitha në Kosovë, që janë prezent si ato ndërkombëtare por edhe ato vendore, kanë rritë forcat e tyre dhe njësitë operative që veprojnë në këto zona, me qëllim të parandalimit të kontrabandës. Ne kemi pasur disa raste, por janë raste individuale. Është e vërtetë se çdo herë kur ka ndryshime në politika fiskale ose tek ato mallra të cilat kanë taksa të larta, që në këtë rast edhe masa mbrojtëse 100 përqind është në fuqi, rrjetet e krimit të organizuar tentojnë të përfitojnë”, thotë ai.
Ndërsa, sa i përket cilësisë së derivateve, Berisha thotë se deri tani importi i karburanteve në Kosovë është në nivelin e pranueshëm sipas legjislacionit në fuqi, sepse sipas tij, ka pasur raste të pakta që janë kthyer nga kanë ardhur.
Mirëpo, drejtori i Doganës thotë se duhet potencuar se ekziston një rrezik jo në masë të madhe, por disa individ mund të bëjnë përzierjen ose manipulimin e derivateve në brendi të vendit.
“Kontrolli është i mirë, kualiteti në import është i mirë. Ekziston një rrezik potencial, por në raste të vogla në brendi që të ketë ndonjë manipulim të përzierjes së karburanteve me vajra apo diçka tjetër…. Përgjegjësia duhet të jetë e përbashkët, qytetarit, institucioneve të Qeverisë por edhe të gjithëve, t’i lajmërojmë këto dukuri në inspektoratin e Ministrisë së Tregtisë, sepse ata e kanë kompetencën në brendi të vendit”, ka potencua Berisha.
Ai ka shtuar se nga janari Dogana e Kosovës do të hap një Zyrë në portin e Durrësit, e cila do të lehtësoj qarkullimin në kufi, në Vërmicë-Morinë. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/54b2311b-022b-4cdc-870c-c60023986cf7-780x439.jpg)
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
![Të mërkurën “Dukagjini” promovon librin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Shoku-Eventi-1-1-1-780x439.png)
Të mërkurën “Dukagjini” promovon librin "Shoku" të Cesare Pavese-s
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe