Bergomi: Jam i befasuar nga Asamoah

Legjenda e Interit, Giuseppe Bergomi pranon se ka qenë i befasuar me nënshkrimin e ri të klubit, Kwadwo Asamoah.
Ganezi nënshkroi me Interin si një transferim i lirë nga Juventusi më herë gjatë këtij muaji.
Asamoah kaloi shumicën e kohës te skuadra nga Torino duke luajtur si mbrojtës i majtë apo si anësor-mbrojtës i krahut të majtë.
Por, mbrëmë (e shtunë) kundër Chelseas, ai luajti në mesfushë dhe e impresionoi ish-legjendën e Nerazzurrëve, Bergomin, me performancën e tij.

Pas kësaj paraqitje Bergomi foli me elozhe për ganezin, i cili ka treguar nivel të lartë që nga ardhja te Interi.
"Ai ka personalitet të madh dhe teknikë individuale", ka thënë fillimisht Bergomi në Sky.
"Ai e di se si ta mbrojë topin dhe si të fillojë loja nga ai".
"Ishte një befasi edhe për mua, në një rol që ai nuk ka luajtur tash e disa kohë", përfundoi legjenda e Interit. /Telegrafi/












































