LAJMI I FUNDIT:

Beqaj: Thaçi sakrifikoi shokët për të shpëtuar veten, tash dëshiron shpëtim duke sakrifikuar integritetin territorial të Kosovës (Video)

Beqaj: Thaçi sakrifikoi shokët për të shpëtuar veten, tash dëshiron shpëtim duke sakrifikuar integritetin territorial të Kosovës (Video)

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Behlul Beqaj, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi sakrifikoi shokët për të shpëtuar veten nga Gjykata Speciale.

Beqaj, në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se nuk është e rastësishme që nga viti 2011 Hashim Thaçi është në krye të bisedimeve me Serbinë.

“Hashim Thaçi ka sakrifikuar shumë njerëz të afërm të tij për të shpëtuar veten. Fatkeqësisht ai po dëshiron të shpëtojë veten duke sakrifikuar integritetin territorial të Kosovës. Ky është profili i vërtetë i Presidentit Hashim Thaçi”, tha Beqaj, përcjell Telegrafi.


Njohësi i zhvillimeve politike ka thënë se Hashim Thaçi pasi ka dështuar për të formuar një komision për pajtimin mes Kosovës dhe Serbisë, ka hedhur idenë për ndarje të Kosovës që pëlqehet edhe nga Serbia.

“Thaçi po kërkon të shpëtojë veten e tij përmes një ideje që përqafohet nga koha e Garshaninit dhe Çubriloviqit dhe përfundon me Vuçiqin”, tha ai.

Beqaj ka thënë se me ndarjen e Kosovës realizohen synimet e kamotshme të Serbisë dhe Rusisë.

“Është edhe më e rrezikshme se ky proces do të ketë edhe efekte propagandistike… Miqtë e Serbisë do të na akuzojnë se ne po insistojmë në bashkim kombëtar e ata në fakt po e realizojnë synimin e tyre me “Serbinë e Madhe””, deklaroi ndër të tjera Behlul Beqaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori