Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka marr pjesë në tryezën e organizuar me rastin e shënimit të 10-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Gjermanisë.
Në tryezën e organizuar me këtë rast nga STIKK dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, ministri Beqaj ka folur për rëndësinë e përkrahjes së Gjermanisë për Kosovën, në të gjitha fazat e zhvillimit politik dhe ekonomik, me theks të veçantë në përkrahjen ekonomike që ka dhënë shteti gjerman.
“Gjermani përmes taksapaguesve të vet është donatori më i madh bilateral në Republikën e Kosovës dhe kjo është për tu respektuar, sepse me vite të tëra në shumë sektorë ka pasur një angazhim të madh për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës”, tha ministri Beqaj, përcjell Telegrafi.
Beqaj ka folur edhe për prioritetet dhe angazhimet e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në hapjen e mundësive për zhvillim ekonomik të Kosovës, duke specifikuar se Ministria që ai drejton është në fazën e përgatitjes së kornizës ligjore më anë të së cilës do të trajtohet inovacioni dhe ndërmarrësia në Kosovë.
“Rruga e futjes së konkurrueshmërisë në Kosovë duhet të shkojë përmes inovacionit dhe ndërmarrësisë, përmes sektorit privat”, shtoi ministri Beqaj, duke vlerësuar lartë rëndësinë e përkrahjes së këtij sektori, që sipas tij po bënë revolucion të ri industrial në botë, i cili duhet të shoqërohet me një sër veprimesh institucionale, në veçanti në fushën e edukimit.
Ministri Beqaj në fjalën e tij para të pranishmëve ka folur edhe për nisjen e procesit të ndarjes së granteve për OJQ-të dhe inovatorët individual nga MIN, proces ky që pritet të fillojë në pjesën e dytë të muajit maj. Në fjalën e tij, ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj, ka folur edhe për Parkun Rajonal për Inovacion dhe Trajnime në Prizren, që pritet të hapet në fillim të vitit 2019, duke ftuar të gjithë për bashkëpunim në funksionalizimin dhe popullimin e tij me ndërmarrje të reja shërbyese dhe prodhuese /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Java e maraklive në Bau Market
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze