Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, sot ka dorëzuar dorëheqjen e tij tek kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.
Kështu bëri të ditur vetë ministri Beqaj në një konferencë për media, ku tha se është plotësisht i bindur në pafajësinë e tij.
Beqaj shtoi tha se drejtësia do ta vërtetoj pafajësinë e tij duke u bazuar në prova dhe fakte dhe shtoi se vepra për të cilën akuzohet nuk është vepër korruptive.
“Në mëngjes kam paraqitur dorëheqjen time tek kryeministri, Ramush Haradinaj. Konsideroj që ky është angazhim i përbashkët i të gjitha strukturave udhëheqëse ku jam edhe vet në PDK. Jam plotësisht i bindur që këto aktakuza janë të paargumentuara. Besoj që drejtësia do ta vërtetoj pafajësinë time duke u u bazuar në prova dhe fakte. Vepra që po akuzohem nuk ka asnjë nivel të korrupsionit. Për detaje do të flasim në gjykatë…”, ka thënë Beqaj.
Po ashtu, ai tha se do të vazhdojë të jetë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
“Në PDK janë marr vendime që duhet të jetësohen deri në fund. Do të vazhdoj që të jem pjesë e PDK-së. Vepra që unë akuzohem nuk është vepër korruptive. Ligjet janë elementet bazike për ndarjen e drejtësisë”, tha ai.
Ndryshe, të mërkurën kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka larguar nga të gjitha pozitat partiake dhe institucionale të gjithë zyrtarët e PDK-së që kanë aktakuza të konfirmuara nga institucionet e drejtësisë.
Fjalimi i plotë i ministrit Besim Beqaj në konferencën për media
Si rezultat i diskutimeve të përbashkëta në lidhje me veprimet që duhet ndërmarrë për të argumentuar vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës, ju kam ftuar të ju njoftoj se sot në mëngjes kam paraqitur dorëheqjen time tek Kryeministri i Qeverisë.
Fillimisht dëshiroj të reflektoj shkurtimisht në lidhje me Vendimin e Partisë Demokratike të Kosovës. Konsideroj që ky është angazhim i përbashkët i të gjithë strukturave udhëheqëse të PDK-së, pjesë e së cilës jam edhe vetë, që të eliminohen paragjykimet dhe akuzat me pretendime, në lidhje me proceset gjyqësore të zyrtarëve të PDK-së.
Në rastin tim, unë jam plotësisht i bindur se këto akuza janë të pa bazuara në fakte dhe argumente ligjore dhe që drejtësia do ta vërtetoj këtë. Është parim bazë i drejtësisë që çdo kush është i pafajshëm përderisa të mos provohet e kundërta, e ftoj secilin që ta respektoj këtë parim. Unë besoj që drejtësia do ta vërtetojë pafajësinë time duke u bazuar në prova dhe fakte të argumentuara.
Vepra për të cilën gjykohem-“Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”, nuk ka asnjë element të veprës së korrupsionit. Ashtu siç e ka vërejtur edhe publiku i gjerë, aktakuza për të cilën unë përballem ka një mal të metash dhe që në fillim është aplikuar drejtësi selektive. Për detajet do të flasim në Gjykatë dhe ju ftoj ta përcjellni me vëmendje të plotë këtë proces dhe mund ta siguroj secilin se në rast të një procesi të drejtë gjyqësor, objektiv, të paanshëm, unë do të lirohem nga aktakuza. Andaj, ky nuk është vendi ku duhet te diskutojmë për përmbajtjen e aktakuzës, por vetëm në Gjykatë.
Gjatë angazhimit tim publik dhe privat jam udhëhequr nga dy parime themelore, zbatimi i ligjeve dhe profesionalizimit.
Jam shumë krenar për projektet e mëdha të cilat i kam realizuar: përafrimi i agjendës me BE-në, jetësimi i prioriteteve për zhvillim ekonomik duke u mbështetur në stabilitetin makro fiskal, si dhe duke vendosur në qendër të vëmendjes së politikë-bërjes inovacionin dhe ndërmarrësinë – për të krijuar vende të reja të punës për të rinjtë tonë.
Gjatë mandatit tim në Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, kam arritur të themeloj dhe funksionalizoj një institucion i cili mbetet i hapur për bashkëpunim ndërkombëtarë me partnerët tonë, si dhe bashkëpunim vendor me sektorin privat, shoqërinë civile dhe mediat. Kemi arritur të (1) hartojmë legjislacion dhe politika strategjike për të vendosur në pah inovacionin dhe ndërmarrësinë; (2) ndërtojmë infrastrukturën e nevojshme ku ndërmarrësit e rinj mund ta jetësojnë ëndrrën e tyre për ndërmarrësi dhe inovacion; 3) krijojmë instrumentet financiare përmes fondit të inovacionit, i cili ka përkrahur shumë të rinjtë dhe të reja.
Ju siguroj të gjithëve, që kjo sfidë do të kalohet shumë shpejtë dhe të dal e vërteta e pakontestueshme.
I bindur që ky proces së shpejti do të marrë një epilog dhe për secilën akuzë do të faktohet së unë nuk kam bërë shkelje të ligjit.
Për fund, dua të falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët brenda dhe jashtë Institucioneve që kam udhëhequr, në veçanti juve përfaqësues të mediave për bashkëpunimin e gjatë dhe të suksesshëm që kemi pasur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?