Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema, ka thënë se tani e ndjen vetën lider te Los Blancos.

Francezi thotë se sa ishte Cristiano Ronaldo në skuadër ai më shumë e ndihmonte portugezin që të shënonte gola, sa të mundohej për vetën.


"Tani jam lider në sulm", ka thënë Benzema për France Football.

Karim Benziaaaaaaaaa (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

"Tani unë jam pika qendrore, më parë luaja si shtesë për Cristianon, kam qenë gjithmonë në kërkim të tij duke e ndihmua të shënonte më shumë gola".

"Isha në prapaskenë, tani varën nga unë që të tregoj se dua të shënoj", shtoi francezi.

31-vjeçari tashmë shënuar 20 gola këtë sezon në të gjitha garat, një ma pak se Ronaldo te Juventusi.

Aktualisht Real Madridi renditet në vendin e tretë në La Liga me 48 pikë, një më pak se Atletico Madridi dhe nëntë se Barcelona. /Telegrafi/

telegrafi sport app