LAJMI I FUNDIT:

Bentley feston shënimin e rekordit të Continental GT, me një edicion special nga ky model

Bentley feston shënimin e rekordit të Continental GT, me një edicion special nga ky model

Veturë me dukje mbresëlënëse, që të shënohet arritja e shpejtësisë rekorde

Duket si një veturë luksoze, mirëpo Bentley është e destinuar edhe për gara të shpejtësisë dhe ka arritur suksese të mëdha, transmeton Telegrafi.

Modeli Continental GT i vozitur nga Rhys Millen, ka arritur që ta kalojë Pikes Peak International Hill Climb, për dhjetë minuta e 18.488 sekonda.


Në këtë formë, për tetë sekonda e ka tejkaluar shpejtësinë e arritur nga Bentley Bentayga. Që ta festojë këtë shënim, Bentley lansoi një edicion special të këtij modeli.

Tani Bentley e ka lansuar një edicion special nga Continental GT, për të festuar shënimin e rekordit të arritur në Pikes Peak.

“Reflekton shpirtin e përpjekjeve të Bentleyt, që ka qenë i njëjtë për 100 vite dhe vazhdon të rahë në qendër të kompanisë”, ka thënë lidhur me këtë veturë, shefi i shitjeve në Betnley, Chris Craft.

Për ta përshtatur sa më shumë me makinën që e shënoi rekordin, është lyer me ngjyrë të gjelbër, ndërsa në të zezë janë lyer grilli, pjesët e pasme të pasqyrave dhe përfundimet e poshtme.

Vetëm 15 njësi të këtij Bentley Continental GT, do të dalin nga prodhimi, derisa do të kenë teknologji të lartë dhe brenda rehati shumë të mirë. /Telegrafi/