Medhi Benatia thuhet se e ka kërkuar largimin nga Juventusi për të luajtur në Katar.

Sipas gazetarit Romeo Agresti, Als Duhail i ka ofruar 10 milionë euro Juves për Benatian, i cili dëshiron të largohet.


GettyImages 1041238978 Medhi Benatia . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Agresti shpjegon se Zonja e Vjetër dëshiron ta mbajë 31-vjeçarin deri në fund të sezonit, por është e gatshme ta pranojë ofertën, por vetëm nëse gjen një ekip.

Mësohet se lojtarin e pret një kontratë e majme në Katar.

Një kandidat i mundshëm është mbrojtësi i Valencia, Ezequiel Garay, i  cili ishte i lidhur me Juven edhe dy vjet më parë.

GettyImages 1060315232 Medhi Benatia, Cristiano Ronaldo, Mario Mandzukic dhe Miralem Pjanic. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Argjentinasi ka probleme me lëndime dhe nuk i ka zhvilluar ndeshjet e fundit.

Ai është 32 vjeç dhe ka edhe 18 muaj kontratë./Telegrafi/

telegrafi sport app