LAJMI I FUNDIT:

Belotti pasues i Mbappes te Monaco?

Belotti pasues i Mbappes te Monaco?

Nuk ka përfunduar akoma vera e nxehtë për sulmuesin e Torinos, Andrea Belotti.

Pasi mbeti jashtë radarëve të Milanit, 23-vjeçari është shndërruar objektiv kryesor i Monacos në kampionatin francez. Klubi nga principata e konsideron futbollistin italian si trashëgimtarin e Kylian Mbappe, për të cilin PSG mësohet se është gati të shpenzojë plot 140 milionë euro  plus kartonun e Lucas Mouras.

Me një shifër të tillë arkëtimesh, Monaco nuk do ta kishte problem të paguante klauzolën e largimit të Belottit, që është fiksuar plot 100 milionë euro nga drejtuesit “granata”.


Në fakt blerja e mundshme e Belottit nga Monaco do të vinte si një efekt domino, gjithmonë me protagonist PSG, që pas çmendurisë së bëri me Neymar, ka planifikuar të tjera shpenzime marramendëse në këtë tregun e transferimeve verore, transmeton SS.

Përveç Mbappes, klubi nga principata dëshiron edhe Fabinhon, e në total ky operacion mund t’i kushtojë 220 milionë euro.

Pikërisht nga kjo lëvizje pritet të përfitojë Torino, që është e bindur se Belotti kushton të paktën 100 milionë euro. Për një shumë të tillë çdo ekip jashtë Italisë mund ta bëjë të tijin talentin e futbollit italian.

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Premier League
Coutinho bëhet kandidat për

Coutinho bëhet kandidat për "Golin e Vitit" - shënon një 'perlë' nga distanca

Ligat tjera
Real Sociedad dhe Manchester United ndalën ndeshjen për disa momente që Aguerd dhe Mazraoui të bënin Ramazan

Real Sociedad dhe Manchester United ndalën ndeshjen për disa momente që Aguerd dhe Mazraoui të bënin Ramazan

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Serie A
Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori