Bella Thorne u përball me reagime të shumta pasi i propozoi të fejuarit të saj, Mark Emms – pavarësisht se ata tashmë ishin të fejuar.

Aktorja, e njohur nga projektet e saj me Disney, postoi në Instagram të shtunën disa video ku shfaqej duke i rënë në gjunjë, e rrethuar nga qirinj, lule dhe balona të kuqe në formë zemre.


Në fillim, Emms nuk e kuptoi çfarë po ndodhte, derisa u ul edhe ai në gjunjë për ta parë në sy.

Ai hapi sytë dhe gojën me habi kur Bella nxori një kuti unaze.

Çifti u përqafua dhe u puth me përzemërsi.

“3 vite më parë u njohëm, 1 vit më pas ai më propozoi, tani 1 vit më vonë, e bëra unë 🥴❤️,” shkroi Thorne, 27 vjeçe, në përshkrimin e videove.

Megjithatë, ylli i filmit Blended mori reagime të shumta nga ndjekësit.  “Nëse ai tashmë të ka propozuar, pse e bëre këtë lol? Jam e hutuar”, thuhet në një koment.

Një tjetër shtoi:“Ok vajza, të mos e normalizojmë këtë, në rregull?” Ndërsa një i tretë shkroi me shaka:“Vajzat në vitin 2025: ai tha pooo 🥹💍.”

Sidoqoftë, kishte edhe komente pozitive lidhur me këtë. /Telegrafi/