Bella Hadid shkëlqen në festën e ditëlindjes së Gigi Hadid në New York

Bella Hadid tërhoqi vëmendjen në festën e 30-vjetorit të motrës së saj, Gigi Hadid, mbajtur në Le Chalet, New York.
Modelja 28-vjeçare mahniti me një kostum të zi elegant, të kombinuar me taka të zeza dhe një çantë të vogël të kuqe.
Ajo kompletoi pamjen me vathë argjendi, byzylykë dhe një grim rrezatues, ndërsa flokët i kishte të kapura në një bisht me gërsheta, shkruan DailyMail.
Në humor të shkëlqyer, Bella u bashkua me familjen për të festuar ditën e veçantë të Gigit, e cila mbërriti dorë për dore me të dashurin e saj, Bradley Cooper.
Supermodelja ndezi spekulime për një fejesë të mundshme, pasi u fotografua me një unazë ari në dorën e majtë.
Gigi shkëlqeu me një bluzë të bardhë elegante, pantallona lëkure të zeza dhe buzëkuq të kuq, ndërsa Bradley zgjodhi një pamje më të thjeshtë me një xhaketë Eagles.
Në festë ishin të pranishëm edhe nëna e tyre Yolanda Hadid, babai Mohamed Hadid me të dashurën Keni Silva, si dhe aktorja Anne Hathaway me bashkëshortin e saj, Adam Shulman.
Të gjithë u shfaqën me veshje elegante, duke krijuar një atmosferë glamuroze. /Telegrafi/

































































