Supermodelja e njohur, Bella Hadid, u pa duke shkëlqyer në rrugët e Parisit, ndërsa largohej nga Hotel Ritz me një buqetë të bukur trëndafilash rozë në duar.

28-vjeçarja tërhoqi vëmendjen me stilin e saj të sofistikuar, duke shfaqur fizikun e saj të tonifikuar me një bluzë të zezë të shkurtë me grafikë, e cila nxirrte në pah barkun e saj të tonifikuar.


Ajo e kombinoi këtë veshje me një palë pantallona të ulëta prej lëkure, të cilat i jepnin një prekje të guximshme dhe moderne dukjes të saj, shkruan DailyMail.

96004307 14479183 Bella Hadid was seen carrying a bouquet around Paris as she left m 3 1741541735810

Për të plotësuar stilin e saj chic, Bella zgjodhi një palë këpucë të zeza me takë të lartë.

Flokët e saj të errët ishin stiluar në një topuz të hijshëm, duke i dhënë një prekje klasike pamjes, ndërsa një palë syze të zeza masive shtonin një dozë misteri dhe elegance.

96004325 14479183 image a 4 1741541749940

Modelja e famshme mbante me vete një çantë të lëkurës Birkin prej krokodili të zi, një simbol i luksit dhe sofistikimit.

Teksa përpiqej të balanconte aksesorët e saj, Bella Hadid mbante në duar një buqetë me 12 trëndafila rozë, të cilët i ishin dhuruar nga një fanse entuziaste.

96004309 14479183 She added inches to her statuesque frame as she slipped into a p a 5 1741542335109

Ky moment i ëmbël e bëri daljen e saj edhe më të veçantë, duke treguar se sa e dashur është ajo për publikun e saj.

Paraqitja e Bellës në Paris vjen vetëm disa ditë pas fushatës së saj të re me Frankies Bikinis, ku ajo shfaqi format e saj të përsosura në një koleksion të ri rrobash banje.

Në një set fotografik të realizuar në një hambar kuajsh, modelja pozoi me bikini me print leopardi, pantallona të shkurta "Wrangler" dhe një bluzë bikinit "Paradise" me kamoshi kafe, duke rikthyer pasionin e saj të hershëm për kalërimin, një sport në të cilin ajo ka garuar në të kaluarën. /Telegrafi/

96004593 14479183 image a 6 1741541832719

96004587 14479183 image a 7 1741541868229