Organizatat që merren me monitorimin e trajtimit të rasteve të krimeve të luftës dhe familjarë të personave të pagjetur në Kosovë janë befasuar me atë që kanë dëgjuar një ditë nga ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri.
Ajo u tha të hënën deputetëve të Kuvendit të Kosovës se nuk po diskutohet në Bruksel për të pagjeturit për shkak se Bashkimi Evropian po i kërkon listat e të pagjeturve e që as Kosova e as Serbia nuk ka arritur t’i sigurojë.
Drejtori ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj, në një intervistë për KALLXO.com e thotë krejt të kundërtën e asaj që e tha Tahiri të hënën.
“Lista e personave të zhdukur ekziston qysh nga viti 2001, ka pasur ndryshime të vogla në kuptimin e heqjes nga ajo listë e personave të cilët janë identifikuar, janë gjetur dhe lista është e saktë, tashmë dihet saktë me emra e mbiemra të gjithë personat që janë të zhdukur gjatë periudhës kohore 1 janari i vitit 1998 e deri me 31 Dhjetor 2000 dhe nuk e shoh këtë si problem”, ka thënë Blakaj.
Sipas tij, janë më pak se 1700 kosovarë të cilët janë ende të zhdukur dhe diku rreth 420 serbë.
Ai tha se nga takimet që ka pasur me eurodeputetë në Bruksel, u është thënë që temat e dialogut i vendosin vet palët e bisedimeve, andaj ai vlerëson se për këtë çështje nuk po ka vullnet politik.
“Nëse bazohemi në këtë është e qartë që nuk ka vullnet politik nga dyja palët që të shtrohet si temë çështja e personave të zhdukur”, tha Blakaj.
Blakaj në mes tjerash tha se asnjëherë nuk janë konsultuar nga ekipi negociues kosovar në Bruksel rreth kësaj çështjeje.
Në anën tjetër gjatë ditës së djeshme, Ministrja Tahiri tha që kanë kërkuar nga BE ta emërojnë një emisar special që të merret vetëm më këtë çështje, mirëpo sipas Blakajt nuk ka nevojë për asnjë emisar për lista, sepse ato tashmë ekzistojnë.
Edhe Bajram Qerkini nga shoqata “Zëri i Prindërve” që përfaqëson familjarët e personave të pagjetur nga lufta e viteve 1998- 1999 në Kosovë, kritikon deklaratën e ministres Tahiri.
“Është mëkat i madh të thuhet që s’ka lista kur listat ekzistojnë në Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur edhe në Komitetin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar”, ka thënë Qerkini për KALLXO.COM.
Ai shtoi se është takuar vetëm një herë me ministren Tahiri dhe ai takim ka qenë “shumë i ashpër” pasi thotë se Tahiri e ka akuzuar atë se “po flet për politikë”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Siguria në Kosovë – ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

LSDM: Nuk mund të ketë para për luksin e qeverisë, e të mos ketë për pagë minimale për punëtorët

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi