LAJMI I FUNDIT:

Bëjeni vetë mjetin kundër mushkonjave nga sheqeri i murrmë dhe tharmi

Bëjeni vetë mjetin kundër mushkonjave nga sheqeri i murrmë dhe tharmi

Eliminoni mushkonjat lehtë dhe pa shpenzuar para me ndihmën e disa gjërave nga kuzhina juaj…

Është shumë e vështirë të shmangen “kontaktet e afërta” me mushkonjat, por gjithsesi se duhet marrë masa adekuate, transmeton Telegrafi.

E gjitha që ju nevojiten janë:


▪ një shishe plastike prej dy litrash,
▪ thika me të cilën mund të pritni plastikën,
▪ një filxhan ujë të ngrohtë,
▪ një lugë kafeje sheqer të murrmë,
▪ një filxhan të vogël tharmë.

Procedura:

Priteni shishen e plastikës në një të tretën nga maja. Në pjesën e poshtme qitni tharmin, ujin e ngrohtë, pastaj sheqerin e murrmë.

Përzieni pak. Ktheni majën e prerë mbrapsht, që fyti i shishes të shkojë brenda, si hinkë.

Bëni këtë kurth kudo në shtëpi. Më mirë është ta vendosni diku afër dritareve.

Ajo do t’ju ndihmojë, pos kundër mushkonjave, edhe kundër insekteve të tjera të cilat më së shpeshti shfaqen në ditët e nxehta.

/Telegrafi/