LAJMI I FUNDIT:

Behgjet Pacolli i reagon Vjosa Osmanit: Leni anash inatet politike, Kosovës i nevojitet marrëveshja me Serbinë

Behgjet Pacolli i reagon Vjosa Osmanit: Leni anash inatet politike, Kosovës i nevojitet marrëveshja me Serbinë

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar pas deklaratës së kryeparlamentares Vjosa Osmani, e cila ka thënë se çfarëdo marrëveshje përfundimtare me Serbinë duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit.

Pacolli ka thënë se deklarata e Osmanit tingëllon sikur ajo nuk e do arritjen e marrëveshjes, transmeton Telegrafi.

“Këtë herë po i drejtohem Kryetares së Kuvendit, znj. Vjosa Osmani, kryetare, sa herë që jeni deklaruar (shpesh ka ndodhur) në një veprim të Kryeministrit Hoti (i cili në të vërtetë konsiderohej si një hap drejt një marrëveshje me Serbinë), ju keni thënë: Marrëveshja duhet të kalojë në Kuvend.


Kjo duket sikur se ju nuk e doni këtë marrëveshje. Deklaratat e juaja duken si kërcënim se ajo marrëveshje nuk do të kalojë në kuvend. Po tingëllon kështu, kryetare”, ka thënë ai në një shkrim në Facebook.

Osmani: Çfarëdo marrëveshje përfundimtare me Serbinë duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit
Lexo po ashtu Osmani: Çfarëdo marrëveshje përfundimtare me Serbinë duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit

Pacolli ka thënë se Kosovës i nevojitet marrëveshja.

“Po tingëllon kështu.. por edhe, si duket, Ju po betoheni qe kjo marrëveshje nuk do të kalojë në Kuvend. Kryetare, mendoni pozitivisht. Leni anash inatet politike, Kosova nuk mundet më kështu!
Kosovës i nevojitet marrëveshja.

Pozicioni juaj (në përgjithësi) është i ndryshëm nga ai i popullatës së Kosovës e cila sot vuan nga varfëria, papunësia, privimi i lëvizjes së lirë, getoizimi i vendit, etj që varen ekskluzivisht nga paqësimi në rajon”, thotë Pacolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Drejtësi
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe përfaqësues të BIK-ut

Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe përfaqësues të BIK-ut

Lajme
Kalo në kategori