LAJMI I FUNDIT:

Bëhet viral momenti kur Valverde e ‘poshtëroi’ Zinchenkon me një driblim të hatashëm

Bëhet viral momenti kur Valverde e ‘poshtëroi’ Zinchenkon me një driblim të hatashëm

Federico Valverde i Real Madridit prodhoi një driblim fantastik gjatë mbrëmjes së martë në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt.

Real Madridi shënoi tre gola në Etihad Stadium, por kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të javës së ardhshme në Santiago Bernabeu.

Golat e Kevin De Bruyne, Gabriel Jesus, Phil Foden dhe Bernardo Silva panë që skuadra e Pep Guardiolas të siguronte një fitore 4-3 në Mançester, pasi Reali shënoi dy herë me Karim Benzema dhe një herë më Vinicius Junior.


Ancelotti: Reaguam dhe mbetëm në lojë, tifozët tanë duhet të jenë gati për ndeshjen e kthimit
Lexo po ashtu Ancelotti: Reaguam dhe mbetëm në lojë, tifozët tanë duhet të jenë gati për ndeshjen e kthimit

Në të vërtetë, City mundi dhe ndoshta duhej të kishte fituar me një diferencë më të madhe, pasi dominoi gjithë ndeshjen dhe prodhoi shumë raste.

Megjithatë, edhe Real Madridi pati rastet e veta dhe jo rrallëherë disa nga lojtarët e Los Blancos u përkujdesën të dhurojnë spektakël.

Përveç Vinicius Jr te goli i dytë, ‘magji’ dhuroi edhe mesfushori uruguaian, Valverde, gjatë një aksioni.

Vinicius Jr vlerësohet lartë për driblimin magjik ndaj Fernandinhos dhe golin ndaj Man Cityt
Lexo po ashtu Vinicius Jr vlerësohet lartë për driblimin magjik ndaj Fernandinhos dhe golin ndaj Man Cityt

Valverde tregoi aftësitë e tij me top duke turpëruar mesfushorin ukrainas të Cityt, Oleksandr Zinchenko.

Uruguaiani ishte në vijën anësore dhe posa Zinchenko tentoi ta markonte, Valverde u përkujdes t’i fusë topin me thembër me një lëvizje fantastike.

Kjo lëvizje shërbeu edhe si pasim për Dani Carvajal dhe tashmë ky moment është bërë viral në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Superliga
Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

La Liga
Napoli – Inter: Katër yje rrezikojnë të mos luajnë në duelin e zjarrtë të Serie A

Napoli – Inter: Katër yje rrezikojnë të mos luajnë në duelin e zjarrtë të Serie A

Serie A
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori