Romeo Veshaj duket se ka një hatërmbetje të madhe me produksionin e Big Brother VIP Albania 3.

Ai mungoi në 'Post Big' e veç kësaj nuk ka qenë i pranishëm as në festën e organizuar pas mbarimit të spektaklit.


Por, prezantuesi nga Vlora duket se po e shijon jashtë lidhjen me partneren e tij, Heidi Baci.

Screenshot 45 5 Foto: Screenshot/Instagram

Kjo e fundit ka ndarë një video në InstaStory, ku shihet moderatori duke i rënë pianos.

"Më i miri", i thotë në fund modelja.

Screenshot 47 4 Foto: Screenshot/Instagram

Heidi në 'Post BBVA' tha së fundmi se do të rikthehet në Shqipëri për të qenë më afër Romeos.

Ajo theksoi se duhet të bëjnë një zgjidhje në mënyrë që të mbajnë romancën. /Telegrafi/