Kanë mbetur edhe pak orë deri në nisjen e “Sunny Hill Festival” që do të mbahet për katër ditë rresht.

Tashmë po bëhen përgatitjet finale në parkun e Gërmisë, që është lokacioni i sivjetshëm i festivalit.


Telegrafi ka siguruar disa fotografi ku shihet përgatitja e skenës ku do të ngjiten emra të njohur të muzikës përfshirë, Dua Lipën, J Balvin, Skepta dhe Diplo.

296171286 1074081483477754 2975722093006128885 n Foto: Telegrafi

Komuna e Prishtinë ka njoftuar se rruga drejt Parkut të Gërmisë do të jetë e mbyllur për automjete nga mesnata e 4 gushtit deri mëngjesin e 8 gushtit për shkak të festivalit “Sunny Hill”.

Qarkullimi lejohet vetëm për automjetet të cilat janë në shërbim dhe të akredituara nga festivali, mjetet emergjentë, thuhet në njoftim.

297204160 600564028293841 2226250580591840667 n Foto: Telegrafi

Ndërsa, kujtojmë që burimet të Telegrafit kanë treguar se ylli shqiptar me famë botërore tashmë ka mbërritur në Prishtinë dhe nesër do të mbaj edhe një konferencë për media.

297327808 1603504026713520 4248302055273231869 n Foto: Telegrafi

Dua ndërkohë pritet të performojë nesër (e enjte), në natën e parë të festivalit, ku paraprakisht do të këndojnë edhe këngëtarë të estradës shqiptare si Yll Limani, Kida, Elvana Gjata dhe të tjerë.

“Sunny Hill Festival” përveç në Prishtinë, këtë vit për herë të parë do të mbahet edhe në Tiranë. /Telegrafi/