LAJMI I FUNDIT:

Bëhen 25 vjet nga rënia e dëshmorëve dhe martirëve në Tërstenik të Drenasit

Bëhen 25 vjet nga rënia e dëshmorëve dhe martirëve në Tërstenik të Drenasit

Me 30 prill, janë bërë 25 vjet nga rënia heroike e dëshmorëve të kombit, Nasuf dhe Tahir Gashani.

Ata ishin të inkuadruar në Brigadën 114 “Fehmi Lladrovci”, të Zonës Operative të Drenicës nën komandën e luftëtarët të lirisë, komandantit, Ilaz Kodra.

Ndërsa në lapidarin e ngritur për ta janë të vendosur emrat dhe fotografitë e dëshmorëve Naim Tiku dhe Besim Tiku si dhe martirëve Zekë Gashani, Brahim Gashani, Zylfie Gashani, Rizah Tiku, Sadri Gashani, Hajrullah Gashani, Faton Gashani, Fatmir Gashani, Mihane Gashani.


Tahir Nasuf Gashani ka rënë heroikisht më tre maj të vitit 1999, bashkë me ushtarin e tij, shokun e tij të idealit, Besim Tikun, gjatë luftimeve ishte plagosur edhe luftëtari  Ragip Sokoli.

Atë ditë rezistenca e tyre kishte zgjatur që nga agu i mëngjesit e deri në orët e pasdites.

Në çastin e rënies ishte me detyre në mbrojtje të popullatës civile e cila po ndëshkohej mizorisht nga policia dhe ushtria kriminale e Serbisë.

Menjëherë pas rënies, bashkëluftëtarët e tij e kanë varrosur në fshatin Shtuticë, afërsisht në vendin ku ka rënë dëshmor, pastaj pas rreth tre muajsh trupat e Nasuf Gashanit dhe të Besim Tikut i kanë  varrosur në “Kodrën  Trimave; në Polac, në korrik të vitit 1999.

Trupat e këtyre dëshmorëve përfundimisht janë rivarrosur më 22 qershor në vitit 2018 në Memorialin e Dëshmorëve, në fshatin Morinë.

Tahirit, ashtu sikur edhe babait të tij dëshmor, Nasufit  familjarët u kanë  ngritur përmendoret në Terstenik. Tahiri ka dëshmor ka dëshmor babanë e tij Nasuf Gashanin, dhe djalin e axhës Fatmir Isuf Gashani.

Ai është graduar e është nderuar më shumë mirënjohje e shumë dekorata mirëpo më e freskëta është ajo me gradën, “ HERO I KOMBIT”nga ish kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi.

Për Tahirin janë botuar shumë shkrime në libra të ndryshëm, po kështu këndohen  dhe këngë.

Ai  ka lënë një lloje ditari të luftës ku mbante të shënuara rregullat e luftës, betimin si ushtar po ashtu dhe datat e mënyrat e stërvitje që i bënte para se të fillonte lufta.

Dëshmorët dhe Martirët e Lagjes Gashani dhe Tiku të  fshatit Qëndresë,  ish-Tërstenik.

Dëshmorët:

Nasuf Qerkin Gashani 30-10-1951 30-04-1999

Tahir Nasuf Gashani 27-05-1969 03-05-1999

Naim Azem Tiku 23-02-1966 14-04-1999

Besim Rizah Tiku 01-07-1977 03-05-1999

Martirët:

Zekë Bajram Gashani 10-01-1925 05-04-1999

Zelfie Hysen Gashani 01-01-1932 05-04-1999

Brahim Mehmet Gashani 26-07-1930 30-04-1999

Rizah Xhemail Tiku 02-02-1940 24-03-1999

Sadri Zenel Gashani 17-10-1954 20-03-1999

Hajrullah Sherif Gashani 25-06-1955 30-04-1999

Mihane Arif Gashani 17-11-1973 26-09-1998

Faton Ramadan Gashani 26-04-1974 17-05-1999

Fatmir Isuf Gashani 09-01-1982 30-04-1999