LAJMI I FUNDIT:

Hamza viziton Hidrocentralin e Orqushës: Projektet e energjisë së ripërtërishme, prioritet i qeverisjes sonë

Hamza viziton Hidrocentralin e Orqushës: Projektet e energjisë së ripërtërishme, prioritet i qeverisjes sonë

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka vizituar sot Hidrocentralin e Orqushës në Dragash, ku ka theksuar rëndësinë e investimeve strategjike në sektorin e energjisë dhe ujit.

“Energjinë pozitive që po e marrim anekënd vendit do ta përdorim për t’i sjellë energji krejt Kosovës, pasi ta nisim punën si qeveri e re për një Kosovë më të mirë,” deklaroi Hamza.

Gjatë vizitës, ai pa nga afër procesin e prodhimit të energjisë nga ky hidrocentral, duke theksuar se projektet e energjisë së ripërtërishme janë prioriteti kryesor i programit të tij qeverisës.


“Premtimi im është i qartë: do ta fillojmë ndërtimin e liqeneve të reja akumuluese dhe do ta përshpejtojmë ndërtimin e centraleve të reja prodhuese, sidomos nga energjia e ripërtërishme. Brenda mandatit tim katërvjeçar do të kemi 1000 megavatë të rinj, që ta nxjerrim Kosovën një herë e përgjithmonë nga terri,” tha Hamza.

Ai gjithashtu premtoi ndërtimin e dy ujëmbledhësve të rinj për të garantuar furnizimin e qëndrueshëm me ujë për vendbanimet në Kosovë.

Ky angazhim, sipas Hamzës, është pjesë e një plani të gjerë për të rritur pavarësinë energjetike dhe për të përmirësuar jetesën e qytetarëve në të gjitha komunat e Kosovës.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

Lajme
KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Kalo në kategori