"Grammy Awards" është ngjarja më e madhe muzikore e vitit.

Nata e ndarjes së çmimeve vjetore për muzikë është po aq emocionuese sa edhe shpallja e nominimeve, e cila do të bëhet të mërkurën.


Ky prestigj sivjet i është besuar artistes së njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.

bebe3 2 scaled

Ajo do ta ketë nderin që të bëjë shpalljen e nominimeve për secilën kategori, dhe këtë do ta bëjë krah këngëtares së njohur Alicia Keys.

a1 scaled

Rexha e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, se do të ishte ajo një nga nikoqiret e prezantimit të nominimeve për "Grammy Awards 2020".

“Bashkë me Alicia Keys nesër do t’i shpallim nominimet e ‘Grammy Awards’", ka shkruar Bebe Rexha në InstaStory.

beb1 1 Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Përndryshe mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve "Grammy Awards 2020" do të mbahet më 26 janar 2020 në Qendrën "Staples" në Los Angeles.

Këtë vit, shqiptaret Bebe Rexha dhe Dua Lipa shkruan historinë duke u nominuar secila me nga dy nominime në këtë mbrëmje, teksa kjo e fundit arriti t'i marrë dy çmime: "Artistja e re më e mirë" dhe "Kënga më e mirë ritmike". /Telegrafi/

bebe4 2 scaled