Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, ka qenë prej muajsh me turne në Amerikën e Veriut.

Ajo ka qenë e zënë duke performuar në shtete të ndryshme në ShBA, në atë që e ka quajtur “Best F*n Night Of My Life”.


Interpretuesja e hitit “I’m Good (Blue)” ndau së fundmi me ndjekësit e saj disa fotografi nga turneu i saj i fundit.

357998693 6537118803015899 5199616193955345354 n

Fotografitë përfshinin momente nga performancat e saj spektakolare si dhe një shkrim në hyrje të “The Wiltern” ku edhe mbajti koncertin e fundit në Los Angeles, ku ishte shkruar një thënie e saj.

“Faleminderit Los Angeles që na ndihmove të përfundojmë turneun në ShBA të ‘Best F*n Night Of My Life’. Evropë ti je në radhë! Dua ta shfrytëzoj këtë moment për të falënderuar të gjithë ata që kanë bërë kaq shumë punë në këtë turne. Ja ku po vijmë”, shkroi Rexha në Instagram.

357538254 209131295427020 4178079558104506153 n

Nga fundi i muajit korrik, artistja shqiptare do të nisë turneun e saj në Evropë, ku destinacionet e saj të para janë Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Holanda.

Turneu “Best F*n Night Of My Life” bëri shumë bujë në media, kjo edhe për shkak të rastis famëkeq ku ajo u sulmua me një telefon në fytyrë nga një fans, gjatë koncertit të saj në New York. /Telegrafi/

357416675 770100138232649 8822343065313940842 n

357567294 3243678589256998 3773617356900275859 n

357479802 6815319125167877 3174137607248841840 n

357363825 3077648945877958 7066218198843834559 n

357474733 1109556156667465 737154386812956579 n

357992310 302627962087180 4557591193221796535 n