Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është rikthyer fuqishëm me një projekt të ri muzikor.
Ylli ndërkombëtar i muzikës lansoi këngën “I’m good (Blue)” në bashkëpunim me DJ David Guettan e cila u kthye në hit të menjëhershëm dhe tashmë ka shënuar sukseset e para.
Projekti I dyshes në pak ditë nga publikim u bën kënga e tretë më e dëgjuar në botë, në shërbimet e transmetimit të këngëve iTunes dhe miliona klikime në Spotify.
Nisur nga suksesi I jashtëzakonshëm, artistët kanë nisur punën për realizimin e videoklipit të këngës, dhe pamjet e para nga xhirimet i ka ndarë Bebe me fansat në rrjete sociale.
33-vjeçarja postoi imazhe të ndryshme atraktivë duke njoftuar realizmin e anës vizuale të këngën hit të cilat po bëhen në Ibiza të Spanjës.
“Xhirimi i videoklipit “I’m Good” në Ibiza ka qenë një ëndërr absolute. Mezi pres ta ndaj me ju djema”, ka shkruar Bebe në mbishkrimin e fotove.
Krijuesja e hitit “Meant To Be” dukej atraktive në disa veshje, në njërin prej imazheve ajo u shfaq në bikini të zeza duke vënë në pah format kolme.
Në tjetrën pozë, Bebe u shfaq e mahnitshme në një fustan shumëngjyrësh me lule dhe dekolte të hapur.
Kujtojmë që Bebe së fundmi ishte në qendër të vëmendjen edhe me paraqitjen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV Video Awards e cila shkëlqeu me dukjen elegante.
Sa i përket jetës private, artistja prej kohësh po shijon një histori dashurie me drejtorin e fotografisë, Keyan Safyari. /Telegrafi/