Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha aktualisht po shijon një sukses të jashtëzakonshëm me projektin e fundit që solli në bashkëpunim me DJ David Guettan “I’m good (Blue)”.

Kënga që u realizua me klip pak ditë më parë ka ngjitur dy yjet e muzikës në majat e top-listave botërore duke u kthyer në një hit të madh ndërkombëtar.


Por, krahas projekteve muzikore, Bebe po shkëlqen edhe me performancat dhe një të tillë ajo e realizoi së fundmi në “JBL Fest” ku u shfaq tejet atraktive dhe në dukje.

309003958 630339238671112 5535244791456385090 n Foto: Bebe Rexha/Instagram

33-vjeçarja zgjodhi një kostum të zi nga materiali i lëkurës që i ngjitej për trupi dhe përfshinte dhe një palë doreza ndërsa në qafë kishte një detaje katrore me gurë të bardhë.

Makijazhi i këngëtares ishte i më i theksuar ndërsa flokët e bardha voluminoze i bini sipër shpatullave.

308846075 548411083750669 2795791553936709808 n Foto: Bebe Rexha/Instagram

“Çfarëdo që ndodhë në JBL Fest qëndron në JBL Fest”,ka shkruar krijuesja e hitit “Meant to Be” nëe mbishkrimin e imazheve teksa dukej e mahnitshme dhe në super formë.

Ndryshe, kujtojmë që Bebe u shfaq e përlotur në një video që ndau me fansat në Instagram pasi kuptoi lajmin që kënga e saje  fundit ishte renditur e para në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/

308964742 342580604724714 8817971466935173417 n Foto: Bebe Rexha/Instagram

309196595 660558408611155 4897260317098486035 n Foto: Bebe Rexha/Instagram