Channel Seven ka zbuluar panelin e jurisë për spektaklin “The Voice Australia 2023”.

Konkursi i këngës publikoi një video të re këtë javë duke promovuar audicionet për sezonin e vitit të ardhshëm, shkruan DailyMail.


"A jeni gati për të ndarë dhuratën tuaj?", thoshte zëri në video teksa shfaqeshin pamjet e fituesit të këtij viti Lachie Gill dhe trajneres Rita Ora.

Ndërkohë, Guy Sebastian ka konfirmuar se do të rikthehet si trajner vitin e ardhshëm duke publikuar një fotografi në faqen e tij në Instagram.

Fituesit e kaluar të “The Voice Australia” janë larguar më të pasur, por pak prej tyre kanë bërë karrierë të qëndrueshme në industrinë e muzikës.

gu1

Ish-futbollisti Lachie Gill fitoi 100,000 dollarë dhe një kontratë me Universal Music Australia kur mori pjesë në konkurs në fillim të këtij viti.

Kjo vjen pasi Channel Seven konfirmoi muajin e kaluar se një muzikant i madh ndërkombëtar do të zëvendësojë trajnerin Keith Urban në vitin 2023.

gu2

Daily Mail Australia e kupton se kanali u është afruar disa fituesve dhe të nomiuarve për “Grammy” për të zëvendësuar Keithin në karrigen e spektaklit.

Emra të njohur si: Alicia Keys, Bebe Rexha, Gwen Stefani dhe Christina Aguilera, janë ndër emrat që po merren në konsideratë.

gu3

Ata do t'i bashkohen trajnerëve të tjerë: Rita Orës, Jessica Mauboyt dhe Guy Sebastianit, të cilët pritet të kthehen si anëtarë të jurisë vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

gu4