Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është duke shijuar suksese të shumta.

Ajo e ka nisur 2023 vitin duke u renditur e katërta në top-listën e këngëve më të dëgjuara të vitit në ShBA, në Billboard Hot 100.


Kënga e saj “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me DJ David Guettan po vazhdon t’i sjellë suksese të vazhdueshme 33-vjeçares.

Ndërkohë, Rexha vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetin social Instagram, duke ndarë me ndjekësit fotografi të ndryshme nga përditshmëria dhe aktivitetet muzikore.

Në dy fotografitë e fundit që ndau me fansat, Rexha dukej mjaft atraktive dhe provokuese e veshur me një kostum transparent, teksa i kishte stiluar flokët në stilin e kaçurrelave voluminoze.

unknown 325630387 853118945991155 2643087021049576746 n

“Është koha të filloni së besuari në yllin tuaj”, ka shkruar interpretuesja e hitit “I’m A Mess” në mbishkrimin e fotografive.

Bebe ndërkohë së fundmi u nominuar për herë të parë eventin e madh të ndarjes së çmimeve, Brit Awards 2023, përkatësisht në kategorinë ‘Kënga më e mirë ndërkombëtare e vitit’. /Telegrafi/

unknown 325622839 1629742147481655 5000141473643976673 n