Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka festuar sot (e martë) ditëlindjen e saj të 33-të.

Me këtë rast dhuratat për të ishin të shumta nga familjarët, miqtë e kolegët - por mesa duket një prej dhuratave më të bukura, artistja e pranoi nga fansat e saj.


Kjo pasi ajo publikoi në rrjetin social Twitter një pamje të statistikave që ka shënuar në Spotify kënga e saj më e fundit në bashkëpunim me David Guettan.

301501714 531887408740558 5791680126069930434 n

"I'm good (Blue)" nga David Guetta dhe Bebe Rexha ka shënuar plot 23 milionë dëgjime në vetëm tri ditë pas publikimit, nga gjithsej 10 milionë njerëz anë e mbanë globit që e kanë dëgjuar atë.

"Dhurata më e mirë e ditëlindjes", shkroi këngëtarja tashmë 33-vjeçare në mbishkrimin e fotografisë.

Artistja e lindur me emrin origjinal Bleta Rexha vaazhdon t'i bëjë krenarë shqiptarët anë e kënd botës me sukseset e saj, duke theksuar gjithmonë me krenari origjinën prej nga vjen.

Dyshja David dhe Rexha bashkëpunuan për këngën "I'm good (Blue)" pasi fillimisht ata hodhën një demo të vjetër të saj në TikTok, e cila u bë virale dhe u kërkua menjëherë nga fansat publikimi i saj i plotë.

Kënga është një ripërpunim i këngës së famshme të viteve '90, "Da Da Blue" të grupit të njohur italian, Eiffel 65. /Telegrafi/

302747001 130765299687453 1798365245168274974 n

301805602 490902985702154 1452244111308227946 n