Washington Wizards janë rikthyer te fitoret pas dy humbjeve radhazi në NBA.

Në ndeshjen e zhvilluar në Capital One arena të Washingtonit, Wizards kanë shkaktuar befasi duke e mposhtur Los Angeles Clipppers me dy pikë diferencë, 119:117.


Ka qenë një ndeshje me shumë kthesa në rezultat, por në fund vendasit fituan me plotë meritë, falë dyshes fantastike Breadley Beal dhe Rusell Westbrook.

Beal e mbylli takimin me 33 pikë, shtatë kërcime e tre asistime duke konfirmuar formën e lartë që po kalon këtë edicion.

6041b4b1813f8.image

Ndërkohë me lojë të mirë tek vendasit u dallua edhe Rusell Westbrook me 27 pikë, 11 kërcime e nëntë asistime.

Kawhi Leonard me 22 pikë ishte më efikasi tek mysafirët, por që nuk mjaftoi paraqitja e tij e mirë të marrin fitore.

Për Wizards kjo ishte fitorja e 14 këtë edicion kundër 20 humbjeve, derisa Clippers kanë bilanc prej 24-14 në të mirë të fitoreve. /Telegrafi/Rezultatet:

Boston Celtics - Toronto Raptors 132:125

Washington Wizards - LA Clippers 119:117

New York Knicks - Detroit Pistons 114:104

Indiana Pacers - Denver Nuggets 103:113

Memphis Grizzlies - Milwaukee Bucks 111:112

NO Pelicans - Miami Heat 93:103

San Antonio Spurs - Oklahoma City Thunder 102:107

Phoenix Suns - Golden State Warriors 120:98

Portland Trail Blazers - Sacramento Kings 123:119