LAJMI I FUNDIT:

BE: Punojmë për zgjidhje të situatës në Maqedoni

BE: Punojmë për zgjidhje të situatës në Maqedoni
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2015-02-26 12:39:12Z | http://piczard.com | http://codecarvings.comۇ

Bashkimi Evropian për çdo ditë punon dhe realizon kontakte me partitë politike të Maqedonisë përmes Delegacionit të tij në Shkup, si dhe përmes selisë së Komisionit Evropian në Bruksel, me qëllim të zgjidhjes së gjendjes në Republikën e Maqedonisë, e cila e ka arritur pikën e vlimit pas vendimit të presidentit Gjorgje Ivanov për ti falur të gjithë personat e përfshirë në skandalin e përgjimeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç lajmëron korrespondenti i MIA nga Brukseli, këtë në konferencën e sotme për shtyp të Komisionit Evropian e konfirmoi zëdhënësja Maja Koçijançiç, e cila prapë se prapë nuk konfirmoi nëse ekziston mundësia për një takim të ri liderësh në Bruksel ose Shkup të cilën përsëri do ta kishte ndërmjetësuar euro komisari  për zgjerim Johannes Hahn.

– Ne jemi të njoftuar hollësisht dhe jemi seriozisht të brengosur me vendimin e presidentit Ivanov për faljen e një numri të madh të politikanëve dhe zyrtarëve të cilit ishin lëndë e hetimeve kriminalistike. Ky vendim rrezikon të prodhojë klimë të pandëshkueshmërisë, e minon sundimin e së drejtës dhe vitet e shumta të investuara në vend dhe nga bashkësia ndërkombëtare dhe mund ta keqësojë krizën ekzistuese politike, theksoi zëdhënësja Kocijançiç./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori