LAJMI I FUNDIT:

BE-ja me fjali të njëjta për Kosovën dhe Serbinë

BE-ja me fjali të njëjta për Kosovën dhe Serbinë

Draft dokumenti i konkluzioneve të përgatitura për takimin e së martës së Këshillit të Ministrave të BE-së përmban fjali pothuaj identike kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Serbinë, që dalin nga dokumenti i këtij organi të BE-së.

Këshilli i Ministrave të BE-së të martën do të debatojë edhe për Kosovën dhe Serbinë, kurse pritet që konkluzionet e propozuara të miratohen pa ndonjë ndryshim rrënjësor.

Ajo që bie në sy, para këtij takimi, është fakti se drafti i konkluzioneve për Kosovën dhe Serbinë, pothuaj se në tërësi përshtaten me ndonjë ndrysim minimal në radhitjen e termeve, transmeton Tanjugu.

Në pikën 46 të konkluzionit të propozuar lidhur me progresin e Serbisë, shkruan “Këshilli lavdëron kryeministrat Dacic dhe Thaçi për angazhimin e tyre në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me ndërmjetësimin e BE-së”.


Pothuaj se e njëjta fjali figuron në pikën 51 të dokumentit që ka të bëjë me Kosovën, përveç se këtu iu ndërrohen vendet në radhitjen e emrave të kryeministrave, ku emri i Thaçit figuron i pari.

Disa paragrafë që kanë të bëjnë me nevojën e vazhdimit të dialogut dhe përparimit në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, janë plotësisht identikë, përveç se në konkluzionet për Serbinë thuhet “Beogradi dhe Prishtina”, kurse në konkluzionet për Kosovën, “Prishtina dhe Beogradi”.

Edhe teksti i paragrafëve kyç në të cilët thuhet se Këshilli do të vendosë për caktimin e datës për fillimin e negociatave me Serbinë për Asociim me BE-në, në mars të vitit të ardhshëm, dhe gjasat që negociatat të fillojnë në qershor, është e njëjta fjali që ka të bëjë edhe me Kosovën, me të vetmin ndryshim që në vend të "përcaktimit të datës për fillimin e negociatave për Serbinë”, thuhet “vendimi për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit për Kosovën”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Politikë
LVV pranon mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Social-demokrate e Austrisë

LVV pranon mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Social-demokrate e Austrisë

Lajme
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Lajme
​LDK sfidon Kurtin, i kërkon debat publik me Abdixhikun

​LDK sfidon Kurtin, i kërkon debat publik me Abdixhikun

Lajme
Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Lajme
Ish-hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish-hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Kalo në kategori