LAJMI I FUNDIT:

BBC realizon reportazh për sekretin më të madh të ish-Jugosllavisë – bunkerin bërthamor të Titos (Foto/Video)

BBC realizon reportazh për sekretin më të madh të ish-Jugosllavisë – bunkerin bërthamor të Titos (Foto/Video)

Një shtëpi e ndërtuar në stilin tipik boshnjak në Konjic, në fakt është hyrja për njërin nga sekretet më të mëdha të Luftës së Ftohtë – bunkeri bërthamor i Titos, kështu fillon reportazhi i BBC-së rreth investimit më të madh në ish-Jugosllavi.

Bunkeri bërthamor i Titos ishte i fshehur në malet e Zlatarit në Konjicë të Bosnjës, dhe për vite të tëra është mbajtur sekret dhe pakkush ka pasur informata lidhur me ekzistencën e tij, kurse sot është i hapur për qytetarët dhe është shndërruar në njërën nga galeritë e artit më të çuditshme në botë, transmeton Telegrafi.


Për ndërtimin e këtij bunkeri janë investuar plot 4.6 miliardë dollarë, kurse është ndërtuar gjatë periudhës 1952-1979, dhe kishte vetëm një qëllim – të strehoj presidentin e atëhershëm, bashkëshorten dhe rreth 350 bashkëpunëtorët e tij më të afërt, në rast të ndonjë katastrofe bërthamore.

Ky bunker është mbajtur sekret deri në vitin 1992, kur edhe u zbulua nga ushtria boshnjake, e cila gjithashtu e mbajti sekret edhe për disa vite.

Pasi u hap për qytetarët, është shndërruar në atraksion turistik jo vetëm për të huajt, por edhe për ata që janë të pasionuar për historinë moderne të Luftës së Ftohtë, thuhet ndër tjera në reportazhin e BBC. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=2jCoo8pI6Xk

Në trend Botë

Më shumë

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Botë
Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Azia
Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Botë
Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Kalo në kategori