Jose Mourinho do të emërohet trajner i ri i Manchester Unitedit, raporton BBC.
Portugezi ka qenë i papunë që nga shkarkimi nga Chelsea në dhjetor. Ndërsa moskualifikimi i Unitedit në Ligën e Kampionëve ka bërë që krerët e Djajve të Kuq të mendojnë seriozisht shkarkimin e Louis van Gaalit.

Sipas BBC klubi anglez planifikon ta zyrtarizojë Mourinhon në fillim të javës së ardhshme, pasi tashmë i ka thënë Van Gaalit që ky është fundi i tij si menaxher i Unitedit.


Holandezi ka edhe një sezon në kontratën e tij tre vjeçare, por përkundër që ka shpenzuar mbi 323 milionë euro nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë e drejtuesve të klubit dhe të fansave.

telegrafi sport app