Gazetarët e BBC-së janë futur në spitalin al-Shifa në Gazë, në të cilin u futën mbrëmë forcat izraelite.

Ushtria izraelite pretendon se nën spital gjendet qendra e Hamasit, transmeton Telegrafi.


Reporterja e BBC thotë se muri rreth spitalit është demoluar me buldozer të forcave izraelite, me qëllim të forcat tokësore të kenë qasje më të lehtë në shumicën e kompleksit në Rripin e Gazës.

BBC dhe një televizion tjetër ishin të parët që forcat izraelite i ftuan të shohin atë çfarë Tel Avivi pretendon se ka gjetur në vendin e ngjarjes.

2 58

Mjekët në spital thonë se prej ditësh po punojnë pa rrymë, ushqim dhe ujë – dhe si pasojë e këtyre mungesave kanë humbur jetën shumë pacientë që ishin të sëmurë rëndë, përfshirë edhe një foshnje disa ditëshe.

Civilët e zhvendosur nga luftimet në Gazë, janë strehuar në kompleksin e spitalit në Gazë. Por Izraeli thotë se Hamasi gjithashtu menaxhon rrjetin e tuneleve nëntokësore që shtrihen nën spitalin al-Shifa.

3 38

Pjesëtarët e njësive elitare izraelite drejtuan gazetarët drejt objektit me xhama të thyer – një tregues i qartë që situata në këtë spital është shumë e tensionuar.

Prezenca e një prej shtëpive më të mëdha mediale në botë, po ndodhë një ditë pasi që Izraeli mori nën kontroll spitalin.

4 34

Në repartin ku kryhen rezonancat magnetike, ushtaraku izraelit Jonathan Concrius u tregon gazetarëve tri hapësira të mbushura me kallashnikovë, municion dhe jelek antiplumb si dhe disa granata.

Concrius u tregon gazetarëve edhe disa libreza ushtarake, fletushka si dhe disa harta të shënjuara që me gjasë tregojnë hyrjen dhe daljen nga spitali. Pretendon se Hamasi përdor spitalet për qëllime ushtarake.

5 29

“Kemi gjetur kompjuterë dhe pajisje tjera që do të mund të ndriçojnë situatën aktuale, shpresojmë më së shumti për rastin e pengjeve”, shtoi ai.

6 20

Në laptopë pretendohen se gjenden fotografitë dhe videot e pengjeve që u filmuan pas rrëmbimit në Gazë. /Telegrafi/