Bayerni rrezikon planet e Arsenalit për Yannick Carrasco

298:"SAINT PETERSBURG, RUSSIA - JULY 10: Yannick Carrasco of Belgium looks dejected following their sides defeat in the 2018 FIFA World Cup Russia Semi Final match between Belgium and France at Saint Petersburg Stadium on July 10, 2018 in Saint Petersburg, Russia. (Photo by Kevin C. Cox/Getty Images) 12:"Getty Images
Bayern Munichu i ka vënë në rrezik planet e Arsenalit për transferimin e sulmuesit të Dalian Yifang, Yannick Carrasco.
Topçinjtë janë lidhur me transferimin e belgut, i cili pranoi në javën e kaluar se ishte pranë arritjes së marrëveshjes.
Mirëpo, Bild raporton se Bayerni po hyn në garë për shërbimet e lojtarit, i cili vlen rreth 25 milionë funte (28 milionë euro).

Zgjedhja e parë e bavarezëve është anësori i Manchester Cityt, Leroy Sane, mirëpo klubi anglez kërkon 90 milionë funte (101 milionë euro) për shërbimet e tij.
Nëse nuk arrin ta paguajë shumën e kërkuar për reprezentuesin gjerman, atëherë Bayerni do ta paguajë shumën e kërkuar nga klubi kinez, Dalian Yifang, për ish-lojtarin e Atletico Madridit. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































