Callum Hudson-Odoi llogaritet si njëri nga talentet më të mëdhenj anglez.

Sulmuesi anësorë ka debutuar këtë edicion me fanellën e Chelseat ndërsa ka dy vite që shkëlqen me grupmoshat e reja.


18-vjeçari falë paraqitjeve të tij ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.

Është kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich që po insiston për transferimin e anglezit në Bundesliga.

Bayern fillimisht kishte bërë një ofertë prej 15 milionë eurove, ofertë që ishte refuzuar nga Chelsea.

GettyImages 1074678482 Callum Hudson-Odoi duke festuar golin e shënuar në Ligën e Evropës kundër PAOK-ut. (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Sipas asaj që ka raportuar ‘Sky Sports’, gjiganti gjerman tani e ka rritur ofertën për Hudson-Odoin.

Bavarezët tani kanë ofruar 25 milionë euro në drejtim të Chelseat për ta rrëmbyer sulmuesin këmbëshpejtë.

Vështirë që Chelsea do ta lë të lirë Hudson-Odoin, pasi ai llogaritet si njëri nga futbollistët më të talentuar jo vetëm në Angli.

18-vjeçari ka një kontratë me klubin londinez deri në verën e vitit 2020, mirëpo palët janë duke diskutuar për një kontratë afatgjate.

Hudson-Odoi këtë vit është paraqitur në gjashtë ndeshje me ekipin e parë ku ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime. /Telegrafi/

telegrafi sport app