Joao Felix pritet të largohet nga Atletico Madrid gjatë afatit kalimtar të janarit.

Edhe pse flitej se e ardhmja e tij mund të jetë në Gjermani te Bayern Munich, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.


Gazetari sportiv Kerry Hau ka konfirmuar se Bayern Munich tani nuk është i interesuar për transferimin e portugezit.

Joao Felix 1 scaled

Gjiganti gjerman kishin bërë një ofertë prej 100 milionë eurove për sulmuesin portugez në verë, por kjo ofertë ishte refuzuar nga Los Colchoneros.

Por interesimi i bavarezëve për Joao Felix ka përfunduar dhe ata nuk janë të interesuar për të.

Joao Felix

Kësisoj e ardhmja e sulmuesit të talentuar portugez pritet të jetë mes Anglisë dhe Francës.

Chelsea, Manchester United, Arsenal dhe Paris Saint Germain mbesin skuadrat e interesuara për lojtarin, teksa Atletico synon të fitojë 100 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app