Eric Maxim Choupo-Moting pritet të bëhet me skuadër të re pas largimit nga Paris Saint Germain.

Sulmuesi gjerman u largua nga kampionët e Francës pas dy viteve qëndrim në Parc de Princes duke shkëputur kontratën.


Megjithatë nga një top skuadër, Choupo-Moting do të kaloj tek kampioni në fuqi i Evropës, Bayern Munich.

Mediat gjermane kanë raportuar se bavarezët janë në negociata të avancuara me lojtarin.

large 16 9 1

Bayerni po kërkon një sulmues që do ta zëvendësojë Robert Lewandowskin në ndonjë rast kur polaku lëndohet ose nuk luan.

31-vjeçari ka pranuar të jetë sulmues rezervë, teksa tani po bisedohet për detajet e fundit ë kontratës.

Lojtari duket se do të zyrtarizohet brenda 24 orëve të ardhshme te Bayerni ku pritet të nënshkruajë kontratë dy vjeçare.

Për Choupo-Moting do të jetë një rikthim në Bundesliga, pasi lojtari më parë ka luajtur për klube si Hamburg, Nurnberg, Mainz e Schalke 04. /Telegrafi/

telegrafi sport app