Bayerni fiton më vështirësi ndaj Werderit të Rashicës

Bayern Munichu ka fituar me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Werder Bremenit në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Bundesliga.
Bavarezët kanë vazhduar serinë e fitore duke quar në tre numrin e tyre radhazi dhe duke vazhduar si lider të kampionatit.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, por pa arritur të konkretizojnë.
Rasti i vetëm që vlen të përmendet në këtë pjesë ishte ai i Serge Gnabryt (26'), goditja e të cilit u prit nga portieri mysafirë.
Në pjesën e dytë i takoi në tërësi Bayernit, të cilët rrezikuan shumë dhe pas mbetjes me dhjetë lojtarë të Werderit nga minuta e 58-të, vendasit arritën ta gjejnë edhe golin.
Pas disa rasteve të pa konkretizuara nga Robert Lewandowski (49', 57') dhe Thomas Muller (70'), në skenë doli Niklas Sule (75'), i cili shënoi për 1-0 dhe ky doli të jetë goli i fitores për Bavarezët.
Me këtë fitore, Bayerni ka 70 pikë në vendin e parë apo katër më shumë se Dortmundi në vendin e dytë, ndërsa Bremeni renditet i teti me 46 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Bavarezët udhëtojnë te Nurenbergu, ndërsa Werderi udhëton te Dusseldorfi.
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica luajti deri në minutën e 73-të të kësaj ndeshje dhe u zëvendësua pastaj nga Yuya Osako. /Telegrafi/


















































