Bayerni befasohet nga Leverkuseni, mposhtet në Allianz Arena
Bayern Munichu është mposhtur në shtëpi ndaj Bayer Leverkuseni me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Bundesliga.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë nga të dyja skuadrat, me vendasit që patën posedimin dhe mysafirët që shënuan golat.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm dhjetë minutave dhe ishte Leon Bailey, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Kevin Volland.
Bayerni arriti të kthehet në lojë me anë të Thomas Muller (34') që barazoi 1-1, ndërsa pas vetëm një minute Bailey shënoi riktheu epërsinë e Leverkusenit 1-2.
Në pjesën e dytë, Bavarezët dominuan totalisht duke krijuar shumë raste në kërkim të rikthimit të rezultatin.
Rastet më të mira në këtë pjesë i patën Robert Lewandowski (61') dhe Leon Goretzka (77') dhe një traversë në shtesë, por portat mbeten të paprekura dhe Leverkuseni fitoi në fund 2-1.
Pas kësaj humbje, Bayerni mbetet në pozitën e katërt me 24 pikë, ndërsa Leverkuseni ngjitet në vendin e shtatë me 22 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Bavarezët udhëtojnë te Borussia Monchengladbach, ndërsa Leverkuseni e pret Schalken. /Telegrafi/






























