Bayern Munichu siguron plasmanin në fazën e eliminimit direkt me fitoren e mundimshme ndaj Galatsarayt

Bayern Munichu e ka mposhtur me shumën mund Galatasarayn në “Allianz Arena” në kuadër të rrethit të katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve me rezultat 2-1.
Rasti i parë serioz u krijua në minutën e 30-të, kur Leroy Sane gjuajti nga afër, por Fernando Muslera ishte në vend.
Një rast të mirë shënimi e lëshoi edhe Mauro Icardi (43’), ndërsa Manuel Neuer ishte fantastik.
Në minutën e 53-të, Harry Kane e testoi portierin e Galatasarayt, por që fati nuk ishte në anën e anglezit.
Bayerni vazhdoi me dominim deri në minutat e fundit të takimit, duke e arritur golin e epërsisë në minutën e 80-të.
Joshua Kimmich asistoi te Harry Kane, që realizoi për 1-0, në një fund dramatik.
Por, sulmuesi anglez nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe të dytin kur u asistua prej Mathys Tel në minutën e 86-të.
Galatasaray e mbajti kampionin e Bundesligës nën presion, duke u shënuar me anë të Cedric Bakamabus në minutën e 90+3-të, por që vetëm kaq ishte potenciali i tyre.
Bayern Munichu ka kaluar në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, pasi ka 12 pikë, Galatsaray dhe Copenhaga me katër dhe Manchester United me tri. /Telegrafi/













































