Bayern Munich thyen heshtjen pas vendimit shokues të Chelseat për ta anuluar huazimin e Jackson

Bayern Munich reagojnë pas vendimit dramatik të Chelseat për të anuluar huazimin e Nicolas Jackson në momentet e fundit.
Sulmuesi senegalez kishte udhëtuar drejt Gjermanisë për të kryer testet mjekësore dhe për të nënshkruar një marrëveshje huazimi njëvjeçare, por Chelsea e anuloi marrëveshjen në minutat e fundit pas dëmtimit të Liam Delap.
Jackson ishte gati të bashkohej me Bayern Munich në formë huazimi për 13 milionë euro, me një opsion blerjeje prej 56.2 milionë euro verën e ardhshme.
Ai kishte mbërritur në Mynih dhe po priste konfirmimin final, por Chelsea ndaloi transferimin pasi Delap pësoi një dëmtim muskulor.
Klubi londinez e urdhëroi Jackson të kthehej në Londër, por ai aktualisht ndodhet ende në Gjermani së bashku me përfaqësuesit e tij, të cilët po përpiqen të shpëtojnë marrëveshjen.
Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, ka folur publikisht për situatën.
“Para së gjithash, unë nuk jam në një pozitë ku mund të veproj. Ne do të donim të vepronim, do të donim të kishim kryer testet mjekësore dhe të kishim nënshkruar kontratën".
Por kjo tani nuk është më e mundur, dhe do t’i komunikojmë lojtarit dhe agjentit të tij se duhet të kthehen, sepse Chelsea, thjesht nuk kemi një kontratë të nënshkruar".
“Cilat janë alternativat? Na kanë mbetur edhe 48 orë. Kjo nuk ishte një situatë që mund të planifikonim realisht, por do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje”.
“Ende po e shqyrtojmë çështjen dhe, për sa kohë që kemi mundësi të veprojmë, do të mendojmë nëse do të veprojmë dhe si do ta bëjmë këtë”.
“Nëse vendosim të mos bëjmë asgjë, atëherë ajo do të jetë një vendim në vetvete, por fillimisht kemi ende kohë për të vendosur, dhe do të përpiqemi ta bëjmë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Eberl./Telegrafi/





















































