Bayern Munich ka vazhduar ecurinë mbresëlënëse në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur skuadrën qipriote të Pafos me rezultatin bindës 5-1, në ndeshjen e xhiros së dytë.

Skuadra gjermane nuk humbi kohë për të treguar forcën e saj. Vetëm pas 15 minutash, Harry Kane hapi serinë e golave pas një kombinimi të bukur me Michael Olise, duke shënuar në këndin e poshtëm të majtë për 1-0.


Pesë minuta më vonë, Raphael Guerreiro dyfishoi epërsinë (2-0) pas një pasimi të thjeshtë nga Nicolas Jackson, me një përfundim të qetë pranë shtyllës së djathtë.

Në minutën e 31-të, ishte radha e Jackson për të gjetur rrjetë, pas një aksioni të mirë nga Olise, duke çuar shifrat në 0-3.

Vetëm tre minuta më pas, Kane realizoi golin e tij të dytë në ndeshje dhe të katërtin për Bayernin, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe një driblimi të bukur në zonë.

Skuadra e Juan Carcedo arriti të shënojë një gol nderi në fundin e pjesës së parë. Mislav Orsic lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, që përfundoi në këndin e sipërm të djathtë të portës së Manuel Neuer, duke e ngushtuar rezultatin në 1-4.

Në pjesën e dytë, Bayern vazhdoi dominimin dhe në minutën e 66-të, Michael Olise ishte në vendin e duhur për të përfituar nga një top i kthyer në zonë dhe për të shënuar golin e pestë (5-1) për skuadrën gjermane, me një goditje të fuqishme në rrjetë.

Olise ishte padyshim lojtari më i mirë në fushë me dy asiste dhe një gol, duke u shfaqur si një element kyç në ofensivën bavareze./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app