LAJMI I FUNDIT:

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund i bashkohen garës për transferimin e Armando Brojës

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund i bashkohen garës për transferimin e Armando Brojës

Sulmuesi shqiptar nën pronësi të Chelseat, Armando Broja, i cili është i huazuar te Southamptoni po tërheq interesim të madh nga klubet kryesore në Bundesliga.

20-vjeçari shqiptar ka qenë një zbulim i madh në St Mary’s këtë sezon teksa po zhvillon sezonin si i huazuar nga Chelsea.

Goli i tij në fitoren 3-2 të javës së kaluar ndaj Tottenhamit ishte i gjashti i tij në Ligës Premier dhe i teti në të gjitha garat këtë sezon.


Trajneri i Saints, Ralph Hasenhuttl do të donte ta mbante Brojën për një sezon tjetër ose ta nënshkruante atë përgjithmonë.

Por, me paraqitjet e tij brilante nga java në javë kjo gjë duket gjithnjë e më pak e mundshme.

Klubet më të mëdha evropiane po e monitorojnë me kujdes përparimin e tij dhe tashmë në garë janë futur edhe gjigantët gjermanë.

Sipas The Sun, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund janë klubet më të fundit që po mbajnë në kontroll situatën e Brojës te Southamptoni.

Chelsea i dha Brojës një kontratë pesëvjeçare përpara se të bashkohej me Southampton dhe kuptohet se ata ende e shohin atë si pjesë e së ardhmes së tyre, por gjithçka do të sqarohet gjatë verës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

La Liga
Stadiumi

Stadiumi "Fadil Vokrri" do të jetë i stërmbushur në ndeshjen hapëse të Kosovës ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Ligat tjera
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori