LAJMI I FUNDIT:

Bayern Munich arrin marrëveshje me Rennes për talentin e madh francez Mathys Tel

Bayern Munich arrin marrëveshje me Rennes për talentin e madh francez Mathys Tel

Bayern Munich nuk po ndalet në afatin kalimtar të verës sa i përket përforcimit të skuadrës.

Emri i ri që pritet të zbarkojë në Munich është ai i talentit francez Mathys Tel, i cili ka shkëlqyer me skuadrën franceze Rennes.

Në fakt Bayerni me afrimin e Tel po mendon për të ardhmen, pasi lojtari është ende i ri dhe konsiderohet si njëri nga talentët më të mëdhenj në Francë.


L’Equipe ka raportuar se ka një marrëveshjes mes Bayernit dhe klubit francez Rennes për transferimin e lojtarit në Munich.

Dy klubet kanë arritur marrëveshje që Tel t’i bashkohet kampionëve të Gjermanisë për shumën e 30 milionë eurove.

17-vjeçari pritet të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me Bavarezët, kontratë e cila do ta mbajë atë në Munich deri në verën e vitit 2027.

Tel që konsiderohet si Thierry Henry i ri, ka bërë hapin e madh në karrerë dhe pritet të ketë hapësira nën urdhrat e Julian Nagelsmann. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Kalo në kategori