Bayern Munich 5-0 Hertha Berlin, notat e lojtarëve: Lewandowski me notë fantastike

Bayern Munich ka marrë një tjetër fitore në kampionat, të dytën radhazi.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë ka mposhtur Hertha Berlinin me rezultat të thellë 5-0.
Ishte një ndeshje ku shkëlqeu sulmuesi polak Robert Lewandowski, që realizoi het-trick në këtë sfidë.
Ndërkohë dy golat tjerë për Bayernin u realizuan nga Thomas Muller dhe Jamal Musiala.
Sulmuesi polak ishte lojtari i ndeshjes, pasi arriti të marrë notë të lartë 9,8.
Me paraqitje shumë të mirë u dallua edhe Thomas Muller, si dhe Joshua Kimmich e Jamal Musiala.
E nota më e ulët në këtë takim shkoi për portierin mysafir Alexander Schwolow. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
28/08/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































