Bayern Munich e ka mposhtur 2-0 Wolfsburgun në kuadër të javës së 17-të në Bundesliga.

Golat për Bavarezët i shënuan Joshua Zirkzee (85’) dhe Serge Gnabry (89’).


Bayerni ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.24, derisa Wolsfburgu u vlerësua me 6.46.

Lojtari me paraqitjen më të mirë e kishte Serge Gnabry që mori notën 8.3, shkaku i golit të shënuar.

Në anën tjetër, dështimi i këtij takimi doli të jetë mbrojtësi i mysafirëve Jerome Roussillon.

Vlerësimi i lojtarëve i të dyja skuadrave:

bay 1 Notat e lojtarëve të Bayern Munich (Foto: WhoScored)

wolf Notat e lojtarëve të Wolfsburgut (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

telegrafi sport app