Llapi ka arritur të largohet me një barazim nga udhëtimi në Gjilan, duke ndarë pikët me Dritën 1-1.
Ka qenë një ndeshje spektakolare në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku dy skuadrat krijuan raste të mira shënimi.
Valmir Veliu kaloi llapjanët në epërsi, teksa Ardian Cuculi barazoi shifrat në 1-1 nga penalltia.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se kishin analizuar mirë kundërshtarin dhe se skuadra e tij ka luajtur shumë më mirë.
“E kemi analizuar mirë kundërshtarin ku i ka pikat e forta dhe të dobëta. Taktikisht kemi luajtur mirë. Një ndeshje futbolli që Llapi ka prodhuar çdo gjë që prodhohet në futboll”.
“Në anën taktike jam i lumtur me skuadrën. Penalltia ishte e lehtë, sidoqoftë, është penallti. Rezultati do të duhej të ishte 3:1 apo 4:1. Gjithçka ishte në anën tonë, taktikisht e realizuam edhe golin”, tha Batatina.
Tutje trajneri llapjan tha se përveç Valmir Veliut po përgatitë një tjetër lojtar për Përfaqësuesen e Kosovës, e që është mesfushori Ilir Krasniqi.
“Kosova përveç Valmir Veliut duhet të llogarisë edhe në Ilir Krasniqin. Është një lojtar që ka bërë vetëm një gabim për gjatë 90 minutave, duke mbajtur gjithë përgjegjësinë mbi supe”.
“Besoj që do të vazhdojmë me lojëra të mira. Duhet të mendojmë për ndeshjet e radhës. Drita ka një skuadër shumë të mirë dhe barazimi është rezultat i kënaqshëm”, deklaroi Batatina.
Përkundër barazimit, Drita mbetet në vendin e parë me 38 pikë, derisa Llapi është e katërta me 33 sosh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit